Në Tetovë dhe Gostivar shumë shpejt mund të ua vjedhin veturën, kujdes - Bota Sot
Në Tetovë dhe Gostivar shumë shpejt mund të ua vjedhin veturën, kujdes

Gostivari

E enjte, 16 gusht 2018

Në Tetovë dhe Gostivar shumë shpejt mund të ua vjedhin veturën, kujdes

Më: 19 mars 2018 Në ora: 06:29
ilustrim

Kohëve të fundit, respektivisht në Tetovë dhe Gostivar, janë rishfaqur hajnat e veturave. Rastet e fundit të këtyre vjedhjeve janë regjistruar para shitoreve, në parkingje, para shtëpive dhe kështu me radhë. Kjo dukuri kohëve të fundit ishte zvogëluar dhe shënonte rënie por tashmë në skenë sërish kanë dalë hajnat e veturave.

“Nuk është i vogël numri i veturave të vjedhura, të cilët nuk kanë qenë të mbyllura në mënyrë adekuate, ndërsa në disa raste çelësat janë harruar në derë dhe kështu – puna e hajnave për të vjedhur ka qenë shumë e lehtë dhe pa shumë mund që të realizojnë qëllimin”, tha Marijan Josifovski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Por këtë vit është paraqitur një fenomen i ri. “Ka raste kur veturat merren, përdoren disa orë dhe më pas i lënë në një vend krejtësisht tjetër, dukuri e cila ka qenë e pranishme më herët, por më pak e theksuar. Këto vjedhje të përkohshme kryesisht janë kryer nga të mitur”, thotë Josifovski.

Sipas policisë, gjatë dy muajve të kaluar, në rajonin e Tetovës janë regjistruar pesë vjedhje të veturave. “Katër nga këta vetura janë gjetur, ndërsa vetura e pestë është gjetur, por nuk janë zbardhur të gjitha detajet. Për këto raste janë përgatitur tre padi penale, ndërsa personat e involvuar do të përballen me padi penale. Karakteristike është se kur bëhet fjalë për vjedhje në vetura, është se të gjitha veturat kanë qenë me çelësa të lënë në veturë, ndërsa disa prej tyre kanë qenë edhe të pambyllura me ç’rast ua kanë lehtësuar punën hajnave”, thonë nga Policia e Tetovës. Sa i përket rajonit të Gostivarit, vjedhjet e këtilla janë regjistruar tre në numër.

Njëra është zbardhur dhe dy tjera janë duke u zbardhur. Në ndërkohë, në vitin 2017 gjithsej janë regjistruar 35 vjedhje të veturave, 12 në Tetovë dhe 23 në Gostivar. Pjesa më e madhe e veturave janë gjetur dhe kthyer tek pronarët. Në të kaluarën, sipas statistikave të policisë, me atraktive për vjedhje kanë qenë veturat e tipit Golf. Për shkak të kësaj, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë edhe njëherë apelon tek pronarët e veturave që detyrimisht të mbyllin veturat, të mos i parkojnë në vende joadekuate dhe të vendosin sistem kualitativ të alarmit. Krahas kësaj, policia apelon që në vetura të mos lihen laptop, celularë, çanta dhe sende tjera me vlerë, të cilët janë shumë joshëse për vjedhësit dhe janë shkaktarë për shumë plaçkitje të veturave.

“Gjatë vitit 2010 janë regjistruar afërsisht dy herë më pak vjedhje të veturave në krahasim me vitin 2009. Nëse gjatë vitit 2010 ishin regjistruar 33 vjedhje, në vitin 2009 ky numër ka qenë 64. Në Tetovë dhe në rajonin më të gjerë të Tetovës në vitin 2010 ishin vjedhur 9 vetura, kurse në Gostivar 24”, tregon zëdhënësi i policisë, Marjan Josifovski. Nga policia theksojnë se vozitësit duhet të jenë më syçelë edhe kur veturat e ndezura i lënë afër marketeve apo shitoreve më të mëdha afër rrugëve, sepse në këtë mënyrë hajnat mund ti marrin pa asnjë problem.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test