Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit - Bota Sot
Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit

Gjilani

E enjte, 20 shtator 2018

Prokuroria heq dorë nga ndjekja penale për ish-kryetarin e Gjilanit

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:56
Qemajl Mustafa

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit Q. M., pasi që në seancën e mbajtur sot, prokurori ka hequr dorë nga ndjekja penale.

I akuzuari Q. M., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjilanit, është akuzuar nga Prokuroria për nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit publiko-privat të datës 23.05.2012, në emër të autoritetit kontraktues publik ish KRM “Higjiena” në Gjilan, për themelimin e ndërmarrjes së përbashkët aksionare “Eco Higjiena” me autoritetin kontraktues “Moser Group”, përkatësisht degës “Eco Vision” në Gjilan mbi bashkimin e mjeteve të kapitalit në proporcion 51 % për partnerin privat dhe 49 % për partnerin publik.

Pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, prokurori i rastit në fjalën përfundimtare, në mungesë të provave, ka hequr dorë nga ndjekja penale e të akuzuarit Q. M., i cili është akuzuar për veprën penale keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test