Në Pozharan të Vitisë është përuruar xhamia e re, më e madhja në rajonin e Anamoravës

Gjilani

Në Pozharan të Vitisë është përuruar xhamia e re, më e madhja në rajonin e Anamoravës

Nga: Aziz Zuka Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:32
Foto nga ceremonia e përurimit të xhamisë së re në Pozharan

Në Pozharan të Vitisë,  lokalitet ky më i madhi i komunës së Vitisë, por mbase edhe ndër më të mëdha në Republikën e Kosovës,  me një solemnitet rasti sot  është përuruar objekti I ri fetar Xhamia e re. Kjo ceremoni është  zhvilluar  në prani të një numri të madh të qytetarëve të këtij lokaliteti dhe të qytetarëve të shumtë  besimtar të fshatrave që gravitojnë në këtë qytezë. Në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së re  prezantuan edhe  përfaqësues të strukturave më të larta të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) me në krye kryetarin e saj, Naim Tërnava, Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, përfaqësues të qeverisë lokale, derisa morën pjesë qindra besimtarë, banorë të Pozharanit dhe të ftuar të shumtë.

Në përurimin  e këtij kulti fetar, u bënë thirrje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare dhe besimit tradicional në vend. Edhe banorët e  Pozharanit u shprehën tepër të gëzuar që më në fund lokaliteti i tyre u bë me një xhami të madhe e të re ku do të kryejnë ritet fetare islame, për çka në fjalën e rastit që mbajti kryetari I këshillit për ndërtimin e kësaj Xhamie, Adem Pira, i cili ka falënderuar të gjitha ata të cilët kanë kontribuar në ngritjën e këtij objekti fetar modern I cili ka  rreth 500 metra katror hapsirë ku besimtarët mundë të kryejnë ritet e tyre fetare.

Sipas Imamit të kësaj xhamie Muhamet Zuka, Xhamia e re e cila kishte nisë së ndërtuari në vitin 2015 është objekti më e madh në Anamoravë dhe njëri ndër më të mëdhatë në Kosovë. Për ndërtimin e të cilit me vet kontribut kanë dhënë mjete në shumë prej rreth 400 mijë euro.” Për xhaminë e re u dhanë 400 mijë euro, kontribut ky i banorëve të fshatit me rrethinë, kurse Bashkësia Islame e Kosovës e mbështeti këtë projekt duke ndarë 30 mijë euro, ka thënë imami Mulla Muhamet Zuka.

Ndryshe në Pozharan, ka ekzistuar dhe ekziston edhe një xhami por e vjetruar e ndërtuar para shumë viteve, e në të njëjtën siç dihet është kryer edhe masakra e nga pushtuesi serbë e njohur si “Masakra serbe në xhaminë e Pozharanit” e bërë në vitin 1945 menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë botërore, e e njëjta do të ekzistoj dhe sipas burimeve tona do të jetë nën mbrojtjen e shtetit subjekt i trashëgimisë fetare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat