Haziri kërkon drejtësi për martirët e Llovcës

Gjilani

Haziri kërkon drejtësi për martirët e Llovcës

Nga: A.M. Më: 6 prill 2018 Në ora: 17:10
Lufti Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri ka përkujtuar shtatë martirët e Llovcës.

Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë masakrën makabre që autorët ta marrin dënimin meritor.

Postimi i plotë:

Shtatë martirët e Llovcës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njëjtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë masakrën makabre dhe autorët ta marrin denimin meritor. Lavdi e përjetshme jetës dhe vepres së martirëve, dëshmorëve e heronjve të kombit! Lut H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat