Komuna e Vitisë me një serë aktivitetesh kulturore e sportive do të shënon 10- vjetorin e Pavarsisë së shtetit të Kosovës - Bota Sot
Komuna e Vitisë me një serë aktivitetesh kulturore e sportive do të shënon 10- vjetorin e Pavarsisë së shtetit të Kosovës

Gjilani

E martë, 21 gusht 2018

Komuna e Vitisë me një serë aktivitetesh kulturore e sportive do të shënon 10- vjetorin e Pavarsisë së shtetit të Kosovës

Nga: Aziz Zuka Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:12
Pamje nga Konferenca për shtyp e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti

Në vigjile të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së shtetit të Kosovës, përmes një konference për medie, Drejtoria Komunale për Kulturë ,Rini dhe Sport, ka bërë publike agjendën e aktiviteteve kulturore e sportive që do të përshkojnë tri ditët e ardhëshme  këtë komunë, me rastin e shënimit të 17 Shkurtit-Ditës së pavarësisë.

Sipas një Agjende të hartuar për  shënimin e dekadës së akzistimit të Shtetit tonë të pavarur dhe Sovran, kjo ditë do të shënohet me një sërë aktivitetesh kulturore e sportive. Fillimisht zëdhënësja e komunës së Vitisë Fatbardha Emini, ka thënë se edhe këtë vit aktivitetet organizohen nën patronatin e kryetarit Haliti, si dhe në kuadër të agjendës që ka paraparë niveli qendror.

E Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport,  Milot lala, ka njoftuar se aktivitetet për nderë të Festës së Pavarësisë, do të nisin që nesër me një ekspozitë të artit pamor të artistit nga Shqipëria Olgert Rakipllari  në Galerinë e Arteve në ora 16:00, për të vazhduar të premten me një Orë letrare që do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal me fillim në ora 10:00.

Tutje, ai ka thënë se në ditën festive më 17 shkurt, pra të shtunën, do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Viti, prej orës 10:00 e më pas prej 14:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit komunal  në Sallën e Kuvendit. Në kuadër të programit artistik, prej orës 15:00 do të shfaqet filmi “Pabesia” kurse në orën 17:00 një koncert festiv. Drejtori Lala gjithashtu ka përmendur edhe aktivitetet sportive ku do të ketë gara në Ping Pong, basketboll, futboll e volejboll.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test