Humanistët shqiptarë përmes BPSH “Akademik Mark Krasniqi” ndihmojnë nxënësit në trojeve shqiptare - Bota Sot
Humanistët shqiptarë përmes BPSH “Akademik Mark Krasniqi” ndihmojnë nxënësit në trojeve shqiptare

Gjermania

E enjte, 16 gusht 2018

Humanistët shqiptarë përmes BPSH “Akademik Mark Krasniqi” ndihmojnë nxënësit në trojeve shqiptare

Nga: Maxhun Smajli Më: 3 gusht 2018 Në ora: 10:28
Nga e majta; Fetah Rudi dhe Maxhun Smajli, Editë Krasniqi, Valentinë Ramaj, Anamari Peraj dhe Maxhun SmajliÇantat e dhuruara në Shkollën fillore “Asim Vokshi” në Panorc

Motra e Nderit, Anamari Peraj nga Bingja, e cila, tash e 26 vite, shërben në një Kishë katolike të Straubingut, e shoqëruar nga Motrat e Nderit, Valentinë Ramaj nga Stublla dhe Editë Krasniqi nga Nepolja e Pejës, me 10. 04. 2016, vizituan BPSH "Akademik Mark Krasniqi" në Pilsting. Me këtë rast, paten premtuar se do ta ndihmojnë bibliotekën me mjete shkollore për nxënësit në nevojë, në Trojet shqiptare.

Image
Nga e majta; Editë Krasniqi, Valentinë Ramaj, Anamari Peraj dhe Maxhun Smajli

Me 15. 07. 2017, përmes Kadri Luzhës, ish- i burgosur politik në ish-Jugosllavi, kanë derguar 6 çanta të kompletuara me mjete shkollore, të cilat me 21 gusht 2017 janë dorzuar në Shkollën fillore “Azem Bejta” në Dubofc të Vushtrrisë.

Image
Çantat e dhuruara në Shkollën fillore “Azem Bejta” në Dubofc

Në korrik të këtij viti, Anamari Peraj, i ka dhuruar BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, 10-të çanta me vlerë 899 evro, tetë prej të cilave janë derguar në Shkollën fillore “Asim Vokshi” në Panorc të Malishevës. Këtyre çantave i janë bashkangjitur edhe një numër i konsideruar lapsash dhe fletoresh, si dhe 100 evro, para këto të dhuruara nga SHKSH “Dardania” nga Mannheimi. 

Image
Çantat e dhuruara në Shkollën fillore “Asim Vokshi” në Panorc

Ndërsa, në muajin shtator, të këtij viti, do të dergohen edhe 10-të çanta dhe mjete shkollore në shkollën e Panorcit, si dhe 20-të çanta dhe mjete shkollore në një shkollë tjetër në Komunën e Istogut. Ndihmë kjo e ofruar nga afaristët, Maxhun Jefkaj me 300 evro, Sadik Berisha me 100 evro dhe Blerim Hajzeri me 100 evro.

Panorci, shkolla dhe njerëzit e këtij fshati

Që në vitet e '80-ta kisha ndëgjuar për Panorcin, shkollën dhe njerëzit e këtij fshati. Sejdi Gashi nga Çabiqi i Klinës, që njihet ndër mësuesit e parë të kësaj Komune, njëherësh edhe themelues i shkollave në Panorc, Balincë e Llozicë, me nostalgji fliste për banorët e këtij fshati. Shpesh nga bregoret e fshatit Çabiq, derisa vështronte Majën e Zatriqit, njerëzve që kishte përreth, u thoshte: “Ja, atje është Maja e Zatriqit, aty afër është shkolla e Panorcit. Shkolla e fshatit me njerëz të mirë, bujarë dhe punëtorë të mëdhenjë”. 

Image
Nga e majta; Fetah Rudi dhe Maxhun Smajli

Dhe, sa për qudi, gjatë kohës së luftës rrugëtimet e mia kalonin edhe nëpër këtë fshat. Gjithëherë ndalohesha nga njerëzit e këtij fshati, qoftë për të pushuar apo ngrënë bukë e pirë ujë. E, shpesh më kujtohej mësuesit Sejdi kur fliste fjalët më të mira për banorët e këtij fshati;  për bujarinë, mikpritjen dhe për nderin që të ofrojnë. Gjatë kësaj kohe e njoha edhe atdhetarin dhe luftetarin e lirisë, Fetah Rudin, me të cilin ruaj miqësin edhe sot e kësaj dite.

Andaj, edhe vëndosa që t'i drejtohem nxënësve të Shkollës fillore “Asim Vokshi” të këtij fshati. Shkollë kjo që në shpirtin e saj ruan çastet më të vështira të popullit shqiptarë; vuajtjet dhe torturat që përjetuan 470 shqiptarë të moshave prej 15 deri në 90 vjeq. Me 04 shtator 1998, klaset e kësaj shkolle u stërmushën me shqiptarë të të gjitha moshave, të cilët për 30 orë u keqtrajtuan barbarisht. Falë intervenimit të Kryetarit të shtetit, Dr. Ibrahim Rugovës, përmes ndërkombëtarëve dhe Bob Dolit, me 05 shtator 1998, u liruan që  të gjithë, përjashtuar 17-të prej tyre, të cilët u mbajtën nëpër burgjet serbe, disa prej tyre, deri në vitin 2000. Nga 17-të të arrestuarit, Bajram Berisha nga Volljaku, është mbytur nga forcat serbe.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test