Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ulur flamurin në Gjysmështizë qysh të shtunën në mbrëmje.
Pos në kryeqytetin e Gjermanisë edhe në misionet diplomatike të këtij shteti në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt, flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë në kujtim të Fadil Vokrrit.
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Beqë Cufaj, në profilin e tij në Twitter mes tjerash ka shkruar për Fadil Vokrrin ishte një njeri i madh i sportit.
“Një njeri i madh i Kosovës, la tokën për të shkuar në Amshim dhe Përjetësi. Pusho i qetë #FadilVokrri. Apo ka kujtim më të mirë sesa intervista e tij e fundit në Frankfurter Allgemeine Zeitung http://www.faz.net/aktuell/spo... " , ka shkruar ambasadori Cufaj.