Studentët nga Kosova vizituan parlamentin e Landit Nordrhein-Westfalen

Gjermania

Studentët nga Kosova vizituan parlamentin e Landit Nordrhein-Westfalen

Nga: I.J Më: 25 maj 2018 Në ora: 21:17
Vizita e studentëve

Me ftesë të shoqatës  JEF nga Landi NRW një grup studentësh nga Kosova kanë vizituar parlamentin e Landit gjerman, Nordrhein-Westfalen dhe deputetin gjerman, Peter Beyer.

Besnik Kelmendi i cili është pjesë e partisë së kancelares Merkel, CDU, ka njoftuar se miku i madh i integrimit të Kosovës në BE, z.Bayer do të vazhdoj të mbroj dhe ndihmoj Kosovën në këto momente historike.

Federatat e të Rinjve Evropianë (JEF) janë organizata rinore të Bashkimit Evropian për të rinjtë nga mosha15 deri në 35 vjet.

JEF Gjermania është pjesë organizatës rinore evropiane me mbi 25,000 anëtarë.

Njoftimi i plotë i Besnik Kelmendit

Me ftesë të JEF NRË një grup studentesh nga JEF Kosova të përcjellë nga Besnik Kelmendi CDU-Essen dhe Rina Hajdari praktikante pran zyrës se deputetit të Bundestagut Peter Beyer, patën mundësin dhe takuan z. Peter Beyer si dhe vizituan parlamentin e republikës NRW.

Studentet shtruan pyetje të ndryshme z. Beyer mbi situatën politike aktuale në Kosovë, si dhe raportet e Kosovës me BE në përgjithësi, e në veçanti për mbështetjen Gjermane për Kosovën.

Takim ishte një rast i mirë që të rinjtë të marrin informata konkrete rreth Liberalizimit dhe agjendës gjermane për Kosovën etj.

Miku i madh i integrimit të Kosovës në BE premtoj se Gjermania do ti kontribuon edhe më tej stabilitetit në rajon e në Kosovë.

Ajo që vlen të theksohet është fakti që z. Beyer do të vazhdoj të mbroj dhe ndihmoj Kosovën në këto momente historike, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat