Gjermania në vlugun e grumbullimit të mjeteve për kompleksin memorial të Dr. Rugovës

Gjermania

Gjermania në vlugun e grumbullimit të mjeteve për kompleksin memorial të Dr. Rugovës

Nga: Maxhun Smajli Më: 10 maj 2018 Në ora: 23:46
Mbledhja në Gjermani

Aksioni i nisur katër vite më parë për ndërtimin e Kompleksit memorial të Dr. Ibrahim Rugovës, dhe Shtatorës së Tij, në Malaj të Rugovës, pas një ndërprerje disa vjeqare, ditë më parë nisi në Zvicër për të vazhduar edhe në Gjermani.

Thirrur nga ShKSh “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen, me theks të veçantë nga Osman Ferizi, kryetar, njëherësh njëri ndër përgjegjësit i këtij aksioni për Gjermani, të dielën e fundit, në Moosbur a. d. Isar, u mbajt një mbledhje e përbashkët me përfaqësuesit e Nëndegës së LDK-s për Republikën e Bayernit, të ShKSh “Abeja” të Freisingut dhe me adhurues të Dr. Ibrahim Rugovës.

Për të marrë pjesë në këtë mbledhje kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Byernit; Nürnbergu, Munihu, Stambergu, Passau, Pilstingu etj. Ato që ranë në sy në këtë mbledhje ishin; - numri i vogël i pjesëmarrësve, 25 veta, - mosha e vjetër, të cilët veprojnë tash e 35 vite dhe - vullneti i madh për të dhënë kontributin e tyre.

Kjo mbledhje u drejtua nga Idriz Zeqir, kryetar i Nëndegës së LDK-s për Republikën e Bayernit, Mehmet Koka dhe Albanez Muriçi. Idriz Zeqiri, e filloj këtë mbledhje me fjalët e Ismail Kadaresë, se: “Nuk shoh figurë ndërmjetëse nga figura e Skënderbeut. Prandaj, edhe ndertimi i këtij kompleksi është i qelluar...”. Idriz Zeqiraj, mes tjerash njoftoj se, ky aksion do të vazhdoi deri me 15 qershorë të këtij viti dhe tubime të këtij karakteri do të organizohen gjithandej ku ka shqiptar.  

Albanez Muriçi, prezantoi pamjet e komleksit, vendin e ndërtimit dhe shumën e duhur prej 97.000 evro. “Punimet e këtij Komleksi memorial është paraparë të përfundojnë me 07 shtator të këtij viti”, tha mes tjerash, Albanez Muriçi.

Të pranishmit ishin të interesuar edhe për mirëmbajtjën e këtij kompleksi. Lidhur me mirëmbajtjen, Sylë Bajrami, mes tjerash tha:”Unë nuk kisha dashtë që Kompleksi memorial i Dr. Rugovës në Malaj të ndertohet dhe pas dy vitesh të të vije keq për gjëndjen që do jetë. Unë nuk kisha dashtë që të filloj aksioni dhe të mbetët sikur në memorialin në Velani, që kur e sheh planin është madheshtor, e kur e sheh atë që është realizu është për t’u vajtuar. Nuk kisha dashtë që ende pa përfunduar të fillojnë e t’ia vjedhin gurët sikur përmendorës në Prishtinë”.

Osman Ferizi, shprehi vërejtjet e tija për numrin e vogël të pjesëmarrësve, si dhe për drejtuesit e shtetit në Kosovë, me theks të veçantë Degën e Kryesinë e LDK-s dhe deputetët e kësaj partije, të cilët nëpër elektorate zgjedhore dhe raste tjera thirren në emër të Presidentit historik të Dr. Rugovës, ndërsa, kur është fjala për aksione të tilla, barrën ua hedhin mergimtarëve shqiptarë. “Unë nuk po thëm se jemi lodhë, sepse kur është fjala për gjëra të tilla madhore për kombin tonë, ne nuk lodhemi, përkundër kemi vullnet të madh. Mirëpo, realisht, kjo është e tepruar nga vetë shteti ynë. Është i madhi, Akademik Mark Krasniqi, që thotë: “Duajeni atdheun ashtu si e do mergata shqiptare”, tha mes tjerash, Osman Ferizi.

Ndërsa, veterani i arsimit, Hamëz Halabaku, mes tjerash tha:”E mira ka qenë që shteti ta merrte përsipër ndërtimin e këtij Kompleksi memorial, mirëpo, pasi që shteti nuk i merr përsipër, megjithatë unë e përkrah me zemër këtë aksion, edhe do përpiqem që autoritetin tim ta përdor tek mergimtarët. Të bisedoj me ta dhe t’i lus që edhe ata të na ndihmojnë”.

Derisa, veprimtari i njohur, Hysen Bici, i cili ka vite që gjindet në dializë, dhe e kishte marrë mundimin për të ardhur nga Nürnbergu, duke shprehur pa kënaqësin për numrin e vogël të pjesmarrësve, mes tjerash, tha: “Mospjesëmarrja e një numri të madh është shprehje turpi për ne si shqiptarë. Për ne është një vlerësim i keq. Nuk ka vend më të mirë për shqiptarët se këtu të ipet paraja. Unë që e vlersoj lartë, bile shumë lartë figurën e Dr. Rugovës, nuk jam në gjendje ta shpreh atë që ndjej për të.”

Mirëpo, ajo që premton shumë ishte fakti që nga 23 pjesmarrës u dhanë 3300 evro. Dhe, kjo shumë e parave po rritet dita ditës. Deri më tani, vetëm nga tre përsona janë ofruar 4000 evro. Thënë shkurtë, interesimi për të kontribuar për Kompleksin memorial të Dr. Ibrahim Rugovës është i madh.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat