Mirënjohja “ORA e Presidentit 2018” për emblemën e Kaçanikut- z.Hebib Shehun

Gjermania

Mirënjohja “ORA e Presidentit 2018” për emblemën e Kaçanikut- z.Hebib Shehun

Më: 17 mars 2018 Në ora: 00:08
Hebib Shehu

Nëndega e LDK së për NRW-nga Gjermania, për çdo vit me rastin e Ditës së Presidentit 24 majin ndanë Mirënjohje për një nga figurat më me peshë nga Kosova.Deri në këtë vit laureta të sajë janë:Sabit Rrustemi-shkrimtar dhe veprimtar i LDK -së,prof.Anton Kolaj- ish nënkryetar i LDK-së,dhe veprimtar i LDK-së,akademik Idriz Ajeti ,akademik Mark Krasniqi,profesor Fehmi Agani,gazetarit e veprimtarit Enver Maloku,veprimtari Fetah Rudi,gazetari e këshilltari i Presidentit Rugova -Xhemajl Mustafa,dhe kolonel Ahmet Krasniqi. 

Këtë vit Kryesia në mbledhjen e mbajtur më 10.03.2018 vendosi që kjo Mirënjohje t’i ipet z.Hebib Shehut nga Kaqaniku.Është ky një ndër figurat më emblematike të Kaçanikut, i cili gjithë jetën ia kushtoi Kaqanikut dhe Kosovës.

U lind në vitin 1938 në Kaqanik.Më 1964 mbaron shkollën e lartë juridike në Prishtinë.1964 dhe 1965 punon si sekretar i shkollës fillore“Emin Duraku“në Kaqanik.Nga1966 deri 1971 punon si sekretar në fabrikën e gëlqeres Lepenci në Kaqanik.Më 1971 diplomën në Fakultetin juridik në Prishtinë.

Nga 1973 deri 1980 punon si jurist në kombinatin „Sharr“ në Han të Elezit.Prej 1980 deri 1991 punon si jurist në ent të sigurimit ,nga ku largohet nga organet e dhunshme serbe. 

Z.Hebib Shehu gjithë jetën ishte i kyqur  në aktivitetet për të mirën e vendit.Që nga aktivitetet e PNDSH-së, deri te çlirimi i vendit ishte një ndër protagonistët kryesor të ngjarjeve madhore në Kaqanik e Kosovë.Jo rastësisht presidenti Rugova vlerësonte lartë  ,dhe llogariste në figura të tilla.

Jo rastësisht u vlerësua se besimi për organizimin e mbledhjes historike të 7 shtatorit do i besohet veprimtarit të devotshëm z.Hebib Shehut.Ishte kjo njëra nga punët madhore që shënuan histori për popullin tonë,andaj jo rastësisht Nëndega e LDK së për NRW nga Gjermania vendosi që pranë laureatëve si Akademik Idriz Ajeti,prof Fehmi Agani i urti Xhemajl Mustafa (dhe figurave tjera),të  jetë edhe figura emblematike e Kaçanikut z.Hebib Shehu. 

Kjo mirënjohje do i komunikohet z.Hebib Shehut ditën e Presidentit më 24 maj,ndërsa do i ipet në pushimet e verës në Selinë e LDK-SË në Prishtinë nga një delegacion nga Nëndega e LDK-së për NRW-GJERMANI dhe nga zyrtar të lartë të LDK-SË në Prishtinë. 

16.03.2018.Komisioni për informim i Nëndeges së LDK-së për NRW-GJERMANI-Jakup Gërguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat