Bashkësia shqiptare në Gjermani ishte nikoqire e Ministrit të shtetit për Diasporë të Shqipërisë - Bota Sot
Bashkësia shqiptare në Gjermani ishte nikoqire e Ministrit të shtetit për Diasporë të Shqipërisë

Gjermania

E premte, 17 gusht 2018

Bashkësia shqiptare në Gjermani ishte nikoqire e Ministrit të shtetit për Diasporë të Shqipërisë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 12:44
Foto nga takimi

Organizata omrellë e Shqiptareve  ne Gjermani, „Bashkesia Shqiptare ne Gjermani“, pati nje takim shume konstruktiv me Ministrin e shtetit  Shqiptar per diasporen, zotin Pandeli Majko.  Si Ministri ashtu edhe anetaret e Bashkesise dhane informata per aktivitet dhe planet e tyre, shume lajme te mira per shqiptaret e diaspores, sidomos ne Gjermani.

Zoti Majko pergezoi antetaret e Bashkesise per inicitiven dhe progresein e bere deri tani. Ai perseriti disa here mbeshtejten e tij per organizaten ombrelle. Nga biseda dolen shume pika bashkepunimi qe u diskutuan ne detaje. Me te rendesishmet ishin nderitmi i institucioneve ne Shqiperi per diasporen, hapja e qendrave kulturore, arsimi dhe votimi i diaspores.

Ministri pasqyroi planet per ngritjen dhe konsolidimin e institucioneve per diasporen. Per tu pershendetuar eshte fakti qe keto institucione po ndertohen me ligj per ti bere sa me rezistente nga vendime te nxituara te politikes. Ne emer te gjithe shqiptareve ne Gjermani, Bashkesia pergezoi Ministrin per keto iniciativa dhe i ofroi mbeshtetjen dhe ndihmen e saj ne qoft se do jete e nevojshme.

Arsimi ishte nja nga temat me te diskutuara. Ne si organizate ombrelle shohim ne arsim mundesine dhe nevojen per bashkepunimin me te ngushte me qeverin jo vetem te shtetit Shqiptar por edhe te Kososves.  Vetem keshtu mund te fitojme kohene e humbur dhe ti mundesojme mesimin e shqipes cdo femije shqiptar ne diaspore.

Ministri Majko mbylli kete Takim, duke i falenderuar te gjithe te pranishmit per pjesemarrjen. Midis te tjerash ai premtoi, se ne te ardhmen do kete angazhim dhe komunikim me intensiv midis Ministrise se Diaspores dhe Bashkesia Shqiptare ne Gjermani. Me kete rast ai pranoi ftesen zyrtare nga kryetari i Bashkesise z. Lulzim Veliu per te marre pjese ne kremtimin qe do organizohet me rastin e Vitit te Skenderbeut ne Düsseldorf ne fillim te Qetshorit 2018.

Zedhenesi i Bashkesise: Erzen Hyko

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test