Manifestim jubilar në Linz Am Rein në Gjermani - Bota Sot
Manifestim jubilar në Linz Am Rein në Gjermani

Gjermania

E diel, 24 qershor 2018

Manifestim jubilar në Linz Am Rein në Gjermani

Nga: Pal Sokoli Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 14:57
Manifestimi në Linz Am Rein në Gjermani

Me 24.02.2018 në Stadthalle, Strohgasse në qytetin e bukur buzë lumit Rein; Linz Am Rein, mërgimtarët shqiptarë nga ky qytet dhe rrethina kishin formuar një këshill organizativ për të organizuar një program festiv jubilar kushtuar dhjetëvjetorit të pavarësisë se Kosovës. Festën jubilare e hapi moderatorja e manifestimit Ernesa Gashi dhe grupi i valltarëve nga Monterbauer të udhëhequr nga Arsim Azizi dhe grupi i valltarëve te Gjimnazit të Linz Am Rein . Këtë manifestim në emër të këshillit organizativ e hapi me një fjalë përshëndetëse Dr. Enver Hoxhaj duke përshëndetur të pranishmit dhe përfaqësuesit e Shoqatave të ndryshme simotra në këtë manifestim.

Dr. Enver Hoxhaj e cilësoj pavarësinë e Kosovës si një të arritur më të madhe të popullit të shqiptarë e veçanërisht të Kosovës ne njëqind vjeteshin e fundit. Z. Hoxhaj shpalosi një kronologji të shkurtër të përpjekjeve të populli tonë për liri dhe atë prej aneksimit të Kosovës, demonstratat e viteve 1968 e 1981, pastaj të Lëvizjes paqësore te udhëhequr nga arkitekti i saj Dr. Ibrahim Rugova e deri të lufta e paepur e Ushtrisë sonë çlirimtare. Dr. Hoxhaj, pavarësinë e Kosovës e cilësoj kurorëzim të sakrificave të shumë brezave qe me sakrificën e tyre kontribuuan ne ngritjen e vetëdijes kombëtare.

Fjala ju dha edhe kryetarit të Lidhjes Shqiptare në botë dega në Gjermani z. Sebastian Nuiqi. Z. Nuiqi pasi përshëndeti të pranishmit theksoi pavarësinë e Kosovës si një ndër katër të arriturat ma të mëdha të popullit tonë shqiptarë pas  Besëlidhjes se Lezhës e vitit 1444 nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Lidhjes se Prizrenit 1878 dhe pavarësisë se Shqipërisë 1912. Kryetari i nderit të LSHAKSH- ne Gjermani, gazetari dhe luftëtari i UÇK-së dhe shkrimtari Martin Çuni përshëndeti të pranishmit me Plis mbi kokë, u ndal të simboli i vjetër i tij si simbol ilir. Z. Martin Çuni na përkujtoi se edhe gadishulli ballkanik deri para një shekulli është quajtur gadishulli ilirik.  

Pal Sokoli(unë),kryetari i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, pasi uroj përvjetorin e pavarësisë të pranishmëve përkujto të pranishmit se ne po festojmë pavarësinë nga shtetet serbo sllavë e kjo nuk do të thotë se ne duhet te mbesim ashtu e mos të i bashkohemi trupit të ndarë Shqipërisë. U përkujtua edhe ballisti 94 vjeçar bashkëpunëtor i Mit’hat Frashrit z. Zef Sokoli qe jeton në Brazil e pas pavarësisë se Kosovës tha” Pavarësia e Kosovës është mirë, po ne nuk kemi luftuar për të mbetur të ndarë, një trup po të ndahet nuk jeton”. Evokime dhe përshëndetje manifestimit jubilar i bëri edhe veterani i UÇK-së Haxhi Kurti.

Përveç valleve programin kulturor e pasuroi këngëtari Mehdi Berisha me grupin e tij i cili vërtetë ishte në nivel të festës jubilare. Këshillin organizativ i përbërë nga z. Enver Hoxhaj, Skënder Tahiri, Ejup Shala, Rashit Nikqi, Haxhi Shoshi, Halil Tahiri, Denis Malsori dhe Agim Hoxha i përgëzoj për organizimin dhe meritojnë lëvdatë për organizimin dhe kujdesin për pjesëmarrësit.

Manifestimet e tilla jubilare për pavarësinë e Kosovës nëpër mërgatë janë një dëshmi e mirë për ti bindur edhe shtetet ku mbahen këto manifestime se shqiptarët qe deri dje organizonin vetëm demonstrime kundër dhunës serbe, sot festojnë pavarësimin nga Serbia. Pjesëmarrja e të rinjve nëpër manifestime të tilla është mozaiku më i mirë i manifestimeve të tilla.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test