Gjermani: Shqiptari që një vit gatuante "pa leje" ushqime greke

Gjermania

Gjermani: Shqiptari që një vit gatuante "pa leje" ushqime greke

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shtator 2016 Në ora: 14:46
Ilustrim

Që në një restorant grek nuk gatuajnë vetëm grekët, kjo është normale. Megjithatë një leje pune dhe miratim nga autoritetet duhet ta ketë për punën në kuzhinë, shkruan media gjermane Wochenblatt.de. Në 14 shtator, e mërkurë, policia gjermane ka kapur një kuzhinier shqiptar që kishte jetuar një vit në ilegalitet në Gjermani, ndërsa gjatë kësaj kohe ai kishte punuar në restorantin grek. Policia gjermane e arrestoi gjatë tentativës së tij për të udhëtuar drejt Tiranës, përcjell botasot.info.

Kur 39 vjeçari ia dha pasaportën autoriteteve gjermane gjithçka dukej në rregull. Ai kishte biletë dhe pasaportë origjinale, megjithatë një detaj i vogël nuk i shpëtoi policisë. Në zonën Shengen, shqiptari kishte qëndruar prej në korrik 2015, ndërsa sipas ligjit ai nuk duhet të qëndronte më shumë sesa tre muaj, në rast se nuk ka leje pune dhe qëndrimi. Përpara policisë ai tha se kishte ardhur në Gjermani për të blerë një veturë tip “Pasat” dhe se gjatë kësaj periudhe kishte jetuar te një person i afërt në Bajern. Kjo nuk bindi policinë duke filluar analizat më të imtësishme.

Realiteti i ardhjes së 39 vjeçarit

Pas analizave të hollësishme u zbulua se shqiptari nga Tirana kishte ardhur në Gjermani për të punuar si kuzhinier në restorantin grek. Ai kishte fituar 1200 euro në muaj dhe nuk kishte pasur shpenzime tjera. Por gjatë kësaj periudhe nuk kishte aplikuar për leje pune, ndërsa punëdhënësi gjithashtu nuk e kishte paraqitur. Punëdhënësi e kishte paguar kesh për punën gjashtë herë në javë dhe gjitha paratë ia kishte dërguar gruas në Shqipëri.


Tani autoritetet gjermane kanë filluar një procedim penal ndaj punëdhënist dhe 39 vjeçarit shqiptar për shkak të dy shkeljeve ligjore. Ai do mund të fluturojë drejt vendlindjes pas përfundimit të procesit të nisur nga Prokuroria. Fillimisht ai ka paguar 1.100 euro për sigurimin e nisjes së procedurës penale. Shpresojmë të përfundojë me kaq./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat