I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Policia gjermane vë në pranga 31-vjeçarin shqiptar sapo i zbriti avionit nga Shqipëria

Gjermania

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Policia gjermane vë në pranga 31-vjeçarin shqiptar sapo i zbriti avionit nga Shqipëria

Më: 3 maj 2022 Në ora: 21:51

Policia gjermane ka vendosur në pranga një 31 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. 31 vjeçari është arrestuar këtë diel në aeroportin e Karlsruhes Baden-Baden.

Mediat gjermane nuk e bëjnë të ditur emrin e të arrestuarit, por theksojnë se 31-vjeçari shqiptar ka zbritur këtë të diel nga Shqipëria në Kalsruhe ku autoritetet e emigracionit pasi kanë bërë verifikimin e dokumentacionit kanë konstatuar se 31 vjeçari shqiptar kërkohet nga autoritetet britanike për vrasje.

Ai është lënë në paraburgim deri në ekstradimin e tij për në Britaninë e Madhe, pasi kërkohet prej autoriteteve angleze, shkruajnë mediat gjermane. 

31 vjeçari shqiptar kërkohej prej kohësh nga autoritetet britanike pasi akuzohet për vrasje. Ai i ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë do të ekstradohet drejt Anglisë ku edhe do të gjykohet për veprat penale që rëndojnë ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat