Një shqiptar i Kosovës është qëlluar për vdekje në mjetin e tij luksos tip “Porche” në një kryqëzim të qytetit të Hanover.
Mediat gjermane kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Aty duket se xhami i mjetit është thërrmuar nga plumbat që i kanë marrë jetën të riut shqiptar, i cili nuk ishte i panjohur për Policinë.
Deri më tani raportohet se 30-vjeçari shqiptar është vrarë për shkak të një konflikti të mëparshëm për trafikun e drogës dhe prostitucion.