Tentoi të hynte në Gjermani me pasaportë false, ja si u dënua shqiptari nga Kosova

Gjermania

Tentoi të hynte në Gjermani me pasaportë false, ja si u dënua shqiptari nga Kosova

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:37
Policia Federale e Gjermanisë

Një person nga Kosova donte të hynte në Gjermani me pasaportë të falsifikuar prandaj u detyrua nga policia që të kthehej nga kishte ardhur.

Të martën e kaluar, Policia Federale e Gjermanisë ka ndalur dy persona në afërsi të lokalitetit Breitenau dy pesona që po vinin nga Republika Çeke me një Audi me regjistrim gjerman.

Shoferi, shtetas i Serbisë (47 vjeç) u tregoi policëve gjatë inspektimit një pasaportë franceze dhe një pasaportë serbe, shkruan sz.de.

Ndërsa shoferi i tij (38 vjeç) deshi të identifikohej me një pasaportë kroate. Pas kontrollit të këtij dokumenti, lindi dyshimi për falsifikim total, raporton policia federale.

Shërbimet e urgjencës më pas gjetën në bagazhet e tij një letërnjoftim të Kosovës që ishte në emrin e tij. Kjo çoi në dyshimin e falsifikimit dhe hyrjes së paautorizuar në territorin federal.

Si rezultat, ndaj shoferit u ngrit kallëzimi penal nën dyshimin për ndihmë dhe mbështetje të hyrjes së paautorizuar. Më tutje ai u detyrua të kthehej në Republikën Çeke, prej nga kishte provuar të hynte në Gjermani.

Personi që ishte me të në veturë, kishte një takim të mërkurën në Gjykatën e Rrethit, Pirna. Me sugjerim të Policisë Federale, Prokuroria Publike në Pirna praktikoi një procedurë të përshpejtuar. Kështu, 38-vjeçari u dënua me burgim me kusht prej 90 ditësh.

Gjyqësori gjithashtu ka vendosur një gjobë prej 900 eurosh për personin e dënuar. Kjo u pasua me kthimin e tij të detyruar në Republikën Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat