​Haradinaj: Vëmendja e Qeverisë në Gjakovë ka qenë kur isha unë kryeministër

Gjakova

​Haradinaj: Vëmendja e Qeverisë në Gjakovë ka qenë kur isha unë kryeministër

Më: 24 maj 2023 Në ora: 22:01
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), ka shënuar 23 vjetorin e themelimit në Gjakovë. Aty, kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se vëmendja e Qeverisë së Kosovës në këtë komunë ka qenë vetëm në kohën sa ishte ai në krye të ekzekutivit.

Ai ka thënë se qeverisja e Ardian Gjinit e ka ndryshuar pozicionin ekonomik të Gjakovës.

"Sot, në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Aleancës në Gjakovë, pamë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar edhe më fuqishëm në interes të Gjakovës, të shtetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët", ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Sipas tij, qeverisja e AAK-së në këtë komunë i ka ofruar qytetarëve infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme.

“Vëmendja e Qeverisë së Kosovës tek qyteti i Gjakovës ka ndodhur në kohën sa unë isha kryeministër. Vetëm atëherë Komuna e Gjakovës dhe jo vetëm, ishte në qendër të agjendës së investimeve”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat