Babai i Taulant Xhakës: Nuk i ndahem Shqipërisë, këtu e kam pasur gjithmonë zemrën

Futboll

Babai i Taulant Xhakës: Nuk i ndahem Shqipërisë, këtu e kam pasur gjithmonë zemrën

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 12:28
Ragip Xhaka

Taulant Xhaka arriti të shënonte një supergol në takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit duke i dhuruar një trepikësh të artë në këtë mënyrë .

Pas ndeshjes, për mediat ka folur babai i Taulantit, Ragip Xhaka i cili shprehet se ka mbetur shumë i kënaqur nga kjo fitore dhe se rikthimi i Taulantit është fakti që e ka gëzuar më shumë.

Ragip Xhaka shprehet se kurrë nuk i është ndarë Shqipërisë dhe se zemrën e ka pasur gjithmonë Shqipëri.

“Ndeshja ishte super, kënaqësi pasi djemtë kanë luftuar në çdo milimetër dhe në kushte të tilla nuk mungon suksesi. Me të vërtetë nuk e përshkruaj dot atë gëzim jo vetëm që shënoi Taulanti por që u rikthye edhe nga një dëmtim pas 12 javësh dhe mund të them që ma ka bërë zemrën sa malet e Shqipërisë.

Do të shoh Kosovën dhe do të iki të shoh Shqipërinë në Skoci. Nuk e kam ndarë kurrë Shqipërinë, pasi gjithmonë e kam pasur zemrën Shqipëri”, u shpreh Ragip Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat