Alex Sandro mund të largohet nga Juventus duke u transferuar në Ligue 1.
Alex Sandro është i gatshëm ta refuzojë interesimin nga Premierliga, për të nënshkruar me Paris Saint-Germain.
“Mirror” shkruan se mbrojtësi i Juventusit preferon ekipin francez, para ofertave nga Man Utd dhe Chelsea.
Me largimin e tij do të rriteshin gjasat për një kalim të mundshëm të Marcelos tek Juventusi.
PSG ishte i interesuar për transferimin e tij edhe në verën e vitit 2017.