Kristal Abazaj u transferua në fund të sezonit, nga Skënderbeu te skuadra belge e Anderlehtit. Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje me korçarët, kartoni i 22-vjeçarit disponohej nga këtë të fundit, të cilët nuk u menduan 2 herë për ta shitur te Anderlehti.
Ish-futbollisti, i cili shkëlqeu me Luftëtarin, arriti të përshtatej shumë shpejt me gjigantët belg, madje gjeti rrugën e rrjetës në miqësoren ndaj PSV-së, duke treguar klasin e tij. Nuk kanë munguar elozhet e trajnerit të Anderlehtit, Hein Vanhaezbrouck, i cili në një prononcim për mediat u shpreh:
“Kemi bërë disa afrime të rëndësishme por jo të gjithë janë ambientuar dhe e kanë të vështirë. Aktualisht, ata nuk dinë se çfarë duhet bërë, por ka edhe si Abazaj që është ambientuar menjëherë me skuadrën dhe duket sikur ka vite këtu”.