Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Fabian Schar, pretendon se janë mirë të përgatitur dhe presin pikë në duel me Serbinë, e cila luhet me 22 qershor 20.00). “Serbia ka lojtarë shumë të mirë individualë, ata treguan një lojë shumë të mirë kundër Kosta Rikës. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe intensive për ne”, tha Schar. Serbia udhëheq me 3 pikë në grupin E të Kampionatit Botëror, kurse Zvicra e Brazilit janë me nga një dhe Kosta Rika e fundit me 0 pikë.