Ronaldo: Ky është trajneri më i dobët në karrierën time - Bota Sot
Ronaldo: Ky është trajneri më i dobët në karrierën time

Futboll

E hënë, 23 korrik 2018

Ronaldo: Ky është trajneri më i dobët në karrierën time

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 14:26
Ronaldo

Ndonëse kanë kaluar 15 vite nga bashkëpunimi mes tyre, Ronaldos duket se nuk i del inati me Hector Cuperin, ish trajnerin e Interit dhe aktyualisht në krye të stolit të Egjiptit.

I ftuar për Sport Tv si analist, para ndeshjes Egjipt-Uruguai, Fenomeni nuk ngurroi të flasë sërish për trajnerin argjentinas,. Të cilin e cilësoi si më të keqin që ka pasur ndonjëherë.

“Unë isha duke u rikuperuar nga dëmtimi dhe kisha nevojë të luaja, pro me atë nuk u kuptuam asnjëherë. Patëm aq shumë probleme sa u detyrova t’i them Morattit të zgjedhë mes Cuperit dhe meje. Më vjen mirë që më pas pata mundësi të luaja te Reali, por mund ta them me bindje se Cuper ka qenë trajneri më i keq që kam parë”, deklaroi Fenomeni.

Ronaldo kujtoi edhe metodat e gabuara të stërvitjes, të përdorura nga argjentinasi, ndërsa tregoi një gjest të Cuperit, që bezdiste jo vetëm atë, por të gjithë futbollistët zikaltër.

“Na vinte të bënim nga 4 kilometër vrap çdo ditë dhe stërvitjet ktheheshin në një ferr të vërtetë. Për të mos thënë për atë goditjen e fortë në gjoks, që u bënte lojtarëve para se të zbrisnin në fushë. Ishte vërtetë e bezdisshme për të gjithë”, tha Ronaldo.

Hector Cuper drejtoi Interin në periudhën 2001-2003, ndërsa i shkoi shumë pranë titullit kampion (e humbi më 5 Maj kundër Lazios, në javën e fundit), por shkoi edhe njëherë në gjysmëfinalet e Champions League, ku u eliminua nga Milani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test