Ideja e “çmendur” e Atleticos

Futboll

Ideja e “çmendur” e Atleticos

Nga: Kemajl Goca Më: 11 prill 2018 Në ora: 12:21
Thibaut Courtois

Ideja e “çmendur” e Atleticos së Madridit për sezonin e ardhshëm, sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, është rikthimi në Madrid i portierit të Chlesea, Thibaut Courtois. 25-vjeçari belg mund të largohet gjatë verës nga skuadra e drejtuar nga Antoino Conte dhe “Los Colchoneros” janë të parët në listë për ta rrëmbyer portierin, i cili konsiderohet alternativa kryesore për të zëvendësuar Jan Oblak, që mund të transferohet te Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës. Sigurisht që për të kthyer belgun në Madrid duhet përgatitur oferta e duhur, pasi konkurrenca për të siguruar shërbimet e tij është shumë e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat