Në sa ora luan Kosova kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos?

Futboll

Në sa ora luan Kosova kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos?

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:08
Pamje nga stërvitja

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar në Paris, derisa do t’i fillojë stërvitjet për dy ndeshjet miqësore kundër Madagaskarit dhe Burkina Fasos, që do t’i zhvillojë më 24, përkatësisht 27 mars. Përzgjedhësi Bernard Challandes në dy ditët e para ka planifikuar stërvitje dy herë në ditë, për ta përgatitur sa më mirë ekipin për këto dy miqësore.

Agjenda e Kombëtares së Kosovës
E mërkurë, 21 mars

11:00 – Stërvitja e paraditës
16:30 – Stërvitja e pasditës

E enjte, 22 mars
11:00 – Stërvitja e paraditës
16:30 – Stërvitja e pasditës

E premte, 23 mars
16:30 – Stërvitje

E shtunë, 24 mars
20:00 – Ndeshja Kosova – Madagaskar

E diel, 25 mars
16:30 – Stërvitje – rigjenerim

E hënë, 26 mars
16:30 – Stërvitje

E martë, 27 mars
18:00 – Ndeshja Kosova – Burkina Faso

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat