Armando Sadiku dërgon në spital ish-portierin e Real Madrid

Futboll

Armando Sadiku dërgon në spital ish-portierin e Real Madrid

Më: 4 mars 2018 Në ora: 17:34
Armando Sadiku dërgon në spital ish-portierin e Real Madrid

Portieri i Espanyol Diego Lopez është transportuar në spital pasi humbi ndjenjat gjatë ndeshjes të së dielës ndaj Levante-s.

36-vjeçari është përplasur kokë më kokë me sulmuesin e përfaqësueses shqiptare Armando Sadiku në minutën e 39-të dhe mori ndihmën e parë brenda fushës përpara se të transportohej jashtë fushës me barelë.

Klubi postoi në Twitter se ish-portieri i Real dhe Milan është dërguar menjëherë në spital pasi pësoi një traumë në kafkë.

Ndeshja përfundoi 1:1 me Leo Baptista Espanyol që ka barazuar golin e avantazhit të shënuar nga Jose Luis Moreles Nogales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat