Reus nderon Dortmundin, Stoger vendos rekord

Futboll

Reus nderon Dortmundin, Stoger vendos rekord

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 06:47
Peter Stoger

Borusia e Dortmundit ka arritur të fitojë përballjen me Borusian e Munchengladbahut me rezultatin minimal 0-1, falë një goli fantastik të shënuar nga Marco Reus, i sapokthyer nga dëmtimi.

Ky rezultat mban Dortmundin në vendin e dytë, por pa shpresa për titullin, pasi Bayerni është i shkëputur ndjeshëm. Gjithsesi, kjo fitore shënoi edhe një rekord për trajnerin e Borusias, Peter Stoger, që nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e tij të para në kampionat.

Stoger bëhet pra i pari trajner që regjistron 8 ndeshje pa humbje në kampionat te Borusia dhe të mendosh, që erdhi te Dortmundi pas një periudhe të errët te Kolni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat