Bayerni fiton në fund, mposhtet Werderi i Milot Rashicës

Futboll

Bayerni fiton në fund, mposhtet Werderi i Milot Rashicës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 17:40
Pamje nga ndeshja

Bayern Munich ka shënuar fitore në fund të ndeshjes ndaj Wolfsburgut, ndërsa Werder Bremen i Milot Rashicës, është mposhtur nga Freiburgu.

Sot pasdite, janë zhvilluar pesë ndeshje të xhiros së 23-të të Bundesligës.

Bayern Munich, me shumë vështirësi ka arritur të marrë tre pikët në udhëtim te Wolfsburg, duke përmbysur rezultatin për fitoren 1:2.

Didavi kaloi në epërsi Wolfsburgun në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi dy gola, fillimisht me Wagner që barazoi për 1:1 dhe Lewandowski që shënoi golin e fitores nga penalltia në kohën shtesë të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë, Freiburgu ka mposhtur 1:0 Werder Bremenin. Rashica në këtë ndeshje u inkuadrua nga minuta e 74’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat