Tre ekipe po presin me gëzim shkarkimin e Contes

Futboll

Tre ekipe po presin me gëzim shkarkimin e Contes

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 18:58
Conte

Antonio Conte nuk e ka të ardhmen e sigurt ën Chelsea, pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit në Premierligë

Trajneri italian, Antonio Conte nga dita në ditë mund të shkarkohet nga presidenti i Chelsea, Roman Abramovich.

Ai thotë se nuk ka frikë nga shkarkimi, pasi po jep 120 për qind nga vetja.

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, janë tre ekipe që e presin me gëzim largimin e Contes nga skuadra italiane.

Fillimisht është Federata italiane, e cila e dëshiron kthimin e tij në Kombëtare, pasi e kishte drejtuar nga viti 2014-16.

Pas saj renditen dy gjigantët italian, Inter dhe Milan, që vazhdojnë të kenë probleme me trajner dhe me rezultate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat