Bunjaki tregon se ku ka më shumë vështirësi

Futboll

Bunjaki tregon se ku ka më shumë vështirësi

Nga: K.Goca Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:47
Mandzukic

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, është para sprovave të mëdha, sepse të ballafaqohesh me Kroacinë, pa dyshim se është një ndeshje të jesh apo të mos jesh. Kroacia është favoritë i madh sidomos luan në konak të saj në Maksimir dhe ka lojtarë të klasit borëror. “Mbrojtja është reparti në të cilën kemi vështirësitë më të mëdha.

Është e vështirë sepse zakonisht lojtarët e mbrojtjes e fitojnë përvojën me moshë, kurse ne kemi lojtarë në moshë të re”, tha Bunjaki.

Me 2 shtator Kroacia pret Kosovën, kurse me 5 shtator në Shkodër Kosova sfidohet nga Finlanda, të dyja takimet janë të vlefshme të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Në Shkodër Kosova kishte humbur me 6:0 nga kroatët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat