Mourinho është më skandaloz se Moyes e Van Gaal me rezultatet në Ligë Premier deri më tani

Futboll

Mourinho është më skandaloz se Moyes e Van Gaal me rezultatet në Ligë Premier deri më tani

Më: 16 maj 2017 Në ora: 00:27
Trajneri portugez ku ka qenë trajner në të kaluarën ka fituar titullin, si te Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid.

Jose Mourinho edhe pse është afër ta fitojë Ligën e Evropës, ai në kampionat ka statistika më të këqija se ish-trajnerët e fundit Louis van Gaal dhe David Moyes.

Statistikat e ‘Special One’ janë nën nivelin e pritur dhe kjo ka bërë që skuadra të jetë në pozitën e gjashtë.

Trajneri portugez ku ka qenë trajner në të kaluarën ka fituar titullin, si te Porto, Chelsea, Inter dhe Real Madrid.

Mourinho përqindjen e fitoreve e ka 47.2 për qind me 36 ndeshje, ku ka arritur 17 fitore, 14 barazime dhe 5 humbje.

Van Gaal ka qëndruar për dy sezone te United. Në sezonin 2014/15 në 38 ndeshje ku arriti 20 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje me një përqindje prej 52.63 për qind.

Në sezonin e dytë në 38 ndeshja, holandezi mori 19 fitore, 9 barazime dhe 10 humbje me një për qind prej 50 për qind.

Edhe Moyes që u largua pas 34 ndeshjeve kishte një mesatare prej 50 për qind të fitoreve.

Portugezi mund ta shpëtoj sezonin e  tij të parë të gjigantët angleze vetëm më fitimin e trofeut të Ligës së Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat