Interi angazhon Sabatinin

Futboll

Interi angazhon Sabatinin

Më: 10 maj 2017 Në ora: 19:07
Walter Sabatini ka arritur marrëveshje me kompaninë kineze Suning

Ish-drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, është zyrtarizuar nga kompania Suning si koordinator teknik i klubeve që janë në pronësi të tyre.

62 vjeçari që u largua nga Roma në tetorin e vitit të shkuar, i është bashkuar projektit të Suning dhe ka për detyrë që të koordinojë punët tek Interi dhe klubi kinez Jiangsu Suning.

Përveç Sabatinit, edhe Lele Oriali është një tjetër ish-drejtues i zikaltërve, që pritet t’i bashkohet projektit të ardhshëm të Interit, ndërsa pas shkarkimit të Stefano Piolit, në rolin e trajnerit pritet të emërohen njëri në mes të Diego Simeones dhe Antonio Contes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat