Conte me një mesazh përkrahës për Ryan Mason

Futboll

Conte me një mesazh përkrahës për Ryan Mason

Më: 22 janar 2017 Në ora: 23:47
“Para së gjithash, të gjithë në Chelsea ia dëshirojnë më të mirën Ryan Masonit.

Pas fitores ndaj Hull Cityt, trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është ndalur të flas edhe për lëndimin e Ryan Mason.

Tekniku italian ka thënë se të gjithë në klubin e tij i dëshirojnë shërim të shpejt mesfushorit 25-vjeçar, duke shpresuar që ai të kthehet sa më shpejt në fushë.

“Para së gjithash, të gjithë në Chelsea ia dëshirojnë më të mirën Ryan Masonit, sepse ishte një aksident i keq me Gary Cahill”.

“Shpresojmë ta shikojmë së shpejti në fushë”, ka thënë Conte.

Në media është raportuar se gjendja e lojtarit është kritike, por Hull City ende nuk ka dhënë informata të detajuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat