Voziti në gjendje të dehur, Toures i pezullohet patent shoferi për 18 muaj

Futboll

Voziti në gjendje të dehur, Toures i pezullohet patent shoferi për 18 muaj

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 22:19
Yaya Toure

Yaya Toure është shpallur fajtor për ngasje në gjendje të dehur.

Mesfushorit të Manchester Cityt, i është hequr patent shoferi për 18 muaj si dhe do të paguajë një dënim prej 54 mijë funtesh, pasi u zu duke ngarë makinës në gjendje të dehur më 28 nëntor.

“Gjithmonë e kam refuzuar alkoolin, dhe për mua ishte e rëndësishme që ta bëja gjykatësin të kuptonte se nuk kisha pirë alkool me qëllim”. Ishin këto fjalët e Toures që vendosi të mos apelojë, duke pranuar vendimin e gjykatësit, i kënaqur me sa duket nga paragrafi ku pranohet se nuk kishte pirë me ndërgjegje, detaj ky i rëndësishëm për një futbollist që gjithmonë është shfaqur si një mysliman i devotshëm.

Pas një fillimi të komplikuar të stinorit, me grindjet e vazhdueshme mes agjentit të tij dhe trajnerit Pep Guardiola dhe rikthimit në skuadër me dygolëshin ndaj Crystal Palace, Toure përballet sërish me një problem, edhe pse duket që kjo çështje është drejt mbylljes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat