Kohë rinovimesh te Interi

Futboll

Kohë rinovimesh te Interi

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 08:09
ilustrim

Pas merkatos tek Interi nisë java e rinovimeve. Shtatë ditët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për zikaltërit, pasi drejtuesit e klubit po përgatiten për rinovimin e kontratatave të disa futbollistëve që janë në prag skadence. Presidenti Erick Thohir do të zbarkojë në Milano gjatë këtyre ditëve për të biseduar me futbollistët dhe menaxharët e tyre në lidhje me kushtet e kontratës. Në axhendën e takimeve të aziatikut janë të përfshirë emra si Mauro Icardi, i cili do të qëndroj veshur zikaltër deri në vitin 2021, gjithashtu nga marrëveshja e re, sulmuesi do të përfitojë 5 milionë Euro në sezon.

Marcelo Brozovic, i cili u përfol shumë gjatë merkatos se do të largohej nga radhët e Interit, për shkak të fair-play-t financiar gjithashtu do të ketë një rinovim të pagës. Kroati do të përfitojë 2.5 milionë Euro në sezon. Pjesë e listës është edhe mesfushori Gary Medel. Palët kanë nisur bisedimet dhe akordi me kilianin është vetëm një hap larg. I pranishëm këto ditë në ambjentet e qëndrës stërvitore të Interit Apiano Gentille do të jetë dhe pronari i ri i klubit zikaltër Jindong Zhang, i cili do të zhvillojë një bisedë më të gjithë futbollistët e ekipit. Rinovimet do të finalizohen përpara datës 18 Shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat