Media zvicerane: Ku do të transferohet Armando Sadiku?

Futboll

Media zvicerane: Ku do të transferohet Armando Sadiku?

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 14:18
Armando Sadiku

Performanca e jashtëzakonshme e Armando Sadikut në KE 2016 është në kujtim e gjithë shqiptarëve por edhe mediave zvicerane që akoma flasin për mundësinë e transferimit të tij nga liga e dytë zvicerane FCZ.

Sulmuesi 25 vjeçar është golashënuesi më i mirë në klubin e Cyrihut dhe gjithashtu është lojtar mjaft i dashur i tifozërisë, shkruan tagesanzeiger.ch. Në tre ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar tre gola, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i ligës. Drejtori sportiv në FCZ, Thomas Bickel, shprehet tejet i kënaqur me Armando Sadikun,  pasi ai është një lojtar tejet i rëndësishëm.

“Nuk ka shenja për largimin e tij nga klubi. Edhe ai vetë nuk e ka shprehur,” thotë Bickel në lidhje me largimin e mundshëm të sulmuesit.

Por sipas informacione që disponon Tagesanzeiger.ch shumë shpejt kjo mund të ndryshojë pasi klube të rëndësishme nga Italia dhe Gjermania kanë shprehur interesim për të blerë lojtarin nga Elbasani./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat