Aro Muric nga sezoni i ri mund të luajë në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij

Futboll

Aro Muric nga sezoni i ri mund të luajë në Ligën e Kampionëve, një gjigant britanik kërkon transferimin e tij

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:18
Arijanet Muric

Arijanet Muric pritet të largohet nga Burnley gjatë afatit kalimtar veror, pas paraqitjeve fantastike në fundin e sezonit.

Aro ishte më i miri dhe më meritori që Burnley u inkuadrua në Ligën Premier, por trajneri Vincent Kompany vendosi t’i besonte anglezit të ri James Traford në pjesën më të madhe të sezonit dhe kjo i kushtoi me rënie nga Liga Premier.

Muric luajti në 10 ndeshjet e fundit, duke qenë fantastik me pritjet e tij dhe duke u futur edhe në formacionin e javës disa herë, madje në ndeshjen ndaj Chelseat ishte i jashtëzakonshëm duke marrë notën 10 që është e rrallë për portierët.

Reprezentuesi kosovar nuk do të mbetet te Burnley, por ai pritet të mbetet në futbollin britanez, pasi fillimisht Wolverhampton Wanderers ka shprehur interesim për të.

Kampionët e ri të Skocisë, Celtic Glasgow janë duke kërkuar një portier pasi Joe Hart është pensionuar dhe Muric është dëshira kryesore e trajnerit Brendan Rodgers.

Burnley është gati ta shes yllin dardan të cilin e transferoi për tre milionë euro, por vetëm nëse paguhen 10 milionë funte për të.

25-vjeçari vështirë se do të mbetet te Burnley dhe Celtic po shihet në Ishull si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Aros pasi dëshira e portierit kosovar është të luaj në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme pritet të dalin skuadra të tjera që duan shërbimet e Aro Muric, pasi paraqitjet e tij në fundin e Ligës Premier ishin thjesht të jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat