Javë vendimtare

Futboll

Javë vendimtare

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:08
Pioli

Mund të konsiderohet edhe një formalitet, por janë hapat e nevojshëm për Milan-in dhe Pioli-n, edhe pse fundi dihet.

Klubi dhe trajneri do të ndahen dhe të fillojnë të mendojnë për të ardhmen. Ajo e teknikut emilian është pezull mes dëshirës për të kaluar te Napoli dhe propozimeve të tjera.

Ajo e Milan-it mbetet pezull mes dy emrash, Paulo Fonseca ose Roberto De Zerbi. Kandidatët për stolin janë vetëm këta të dy.

Hapat për t’u kryer janë këta; Milani do të thërrasë trajnerin për t’i komunikuar vendimin për të ndërprerë raportin, duke i dhënë kohën që të marrë dhe përshëndetjen e tifozëve që jo rastësisht ndërprenë grevën e javëve të fundit.

Pas kësaj palët duhet të gjejnë një pikë takimi për koston e ndarjes. Pioli ka një tjetër vit në kontratë dhe synimin për të marrë atë që i takon, por edhe dëshirën për të gjetur një tjetër skuadër. Milanit do të duhet t’i japë teknikut një dëmshpërblim lehtësisht të reduktuar në krahasim me pagën e vitit të fundit në kontratë.

Menjëherë më pas, drejtuesit e Milan-it duhet të nxitojnë për të gjetur pasuesin. Fonseca që ka marrë kohë për t’ju përgjigjur ofertës së rinovimit nga ana e Lille është lehtësisht në avantazh ndaj Roberto de Zerbi-t, zgjedhje që vlerësohet më tepër nga tifozeria kuqezi.

Për të arritur te Fonseca është më e thjeshtë pasi për ish-teknikun e Brighton që ka përfunduar edhe në shënjestër të Barcelona-s çështja komplikohet nga shuma që i duhet paguar klubit anglez. Klauzola e lirimit prej 15 milionësh është reduktuar ndjeshëm pas akordit të përbashkët të ndarjes së De Zerbi-t me klubin, por dëmshpërblimi prej 5 milionë eurosh që i përket Brighton mbetet një nyjë e vështirë për t’u zgjidhur.

Ashtu si Fonseca e ndoshta dhe më tepër edhe De Zerbi do ta pranonte më dëshirë Milan-in, pasi aty është rritur si futbollist dhe kurrë nuk e ka fshehur se mbetet veçanërisht i lidhur me kuqezinjtë. Vendimi gjithsesi ende nuk është marrë, ose ndoshta është marrë por klubi nuk mund ta komunikojë pasi më parë duhet të mbyllë zyrtarisht raportin me Pioli-n.

Një javë e rëndësishme për Milan-in hapat e radhës në rend kronologjik do të jenë pikërisht këta, komunikimi i lamtumirës ndaj Pioli-t, përshëndetja e trajnerit me tifozët në ndeshjen me Salernitana-n dhe javën e ardhshme lajmërimi i trajnerit të ri.

Gjithçka brenda 7 ditësh për të menduar më pas për skuadrën që do të nisë sezonin e ardhshëm ndjekjen e yllit të dytë në fanellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat