Hamdi Salihi: Tani duhet t’i shtojë forcën Kombëtares

Futboll

Hamdi Salihi: Tani duhet t’i shtojë forcën Kombëtares

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:27
Hamdi Salihi

Sulmuesi legjendar i Kombëtares, Hamdi Salihi, ka folur sa i përket Armando Brojës duke u shprehur se ky sulmues ka potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të bëjë diferencën, por gjithmonë duke i vendosur kualitetet e tij në të mirën e grupit. 

“Të diskutosh për cilësitë e Brojës është e kot. Është fat i madh që kemi një lojtar shqiptar me karakteristikat e Brojës.

Më vjen keq që kaloi dëmtimin më të rëndë për një lojtar, por e menaxhoi mirë me familjen e tij, me miqtë e tij. Tani është rikthyer prapë në nivelet e larta.

Por si Broja apo kushdo tjetër, forca e individit është për të ndihmuar grupin, por jo për të bërë gjithçka i vetëm. Tani shpresoj që me Brojën vetëm t’i shtohet forca grupit.

Vetëm kështu mundet t’ia arrijmë, pasi edhe nëse kemi kualitete të mëdha dhe nuk kemi grupin, është shumë e vështirë”, tha Salihi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat