Egbo: Prishtina është klubi më i madh në Kosovë 

Futboll

Egbo: Prishtina është klubi më i madh në Kosovë 

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:25
Emmanuel Egbo

Prishtina është gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll. 

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë nesër (15.00) ndeshet me kampionin e ri apo kampionin e trefishtë, Ballkanin e Therandës.

Finalja luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Kryetrajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, është optimist për sfidën e nesërme. 

Ai për faqen e FC Prishtina thotë: “Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi.

Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon.

Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar.

Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat