Fagioli: Çfarë emocioni, më kanë kritikuar shumë!

Futboll

Fagioli: Çfarë emocioni, më kanë kritikuar shumë!

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:36
Pamje nga një ndeshje

Pas shtatë muajsh jashtë fushave për shkak të vendosjes së basteve ilegale, Nicolo Fagioli, mesfushori i Juventus u rikthye të luajë me bardhezinjtë në ndeshjen e përfunduar 3-3 në transfertë ndaj Bolognas.

23-vjeçari u aktivizua në minutën e 71 nga trajneri Paolo Montero teksa pas ndeshjes, mesfushori nëpërmjet rrjeteve sociale shprehu të gjithë lumturinë e tij për rikthimin pas një kohe vërtet të gjatë.

“Një emocion i madh të rikthehem në fushë dhe të bëj atë që dua, atë që gjithmonë kam dashur. Ishin shtatë muaj të gjatë dhe të komplikuar, shumë vuajtje.

Por, pati edhe kritika ashtu siç pati edhe mbështetje. Tani është koha që të flas sërish fusha. I dua këto ngjyra, ju falenderoj të gjithëve”, mbylli komentin e tij Fagioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat