Thuram mirënjohës ndaj zikaltërve

Futboll

Thuram mirënjohës ndaj zikaltërve

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:28
Lilian Thuram,

Thuram mirënjohës ndaj zikaltërve: Falenderoj Interin për lumturinë që po i jep djalit tim.

Lilian Thuram, ish-mbrojtësi i Juventusit dhe babai i sulmuesit të Interit Marcus Thuram, ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale pas fitores së Scudettos të klubit zikaltër.

“Ëndrra e çdo prindi? Të shoh fëmijët e tyre të lumtur.

Prandaj falenderoj të gjithë familjen zikaltër të Interit për dashurinë e madhe që po i japin djalit tim.

Fëmijët rriten dhe marrin rrugën e tyre. Si të gjithë prindërit duhet ta kenë parasysh këtë. Marcus, ti je i mrekullueshëm”, përfundon mesazhi i Lilian Thuram..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat