Në formë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Futboll

Në formë sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:12
Rei Manaj

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj është në një formë fantastike këtë sezon.

Deri tani ai ka shkundur rrjetën 22 herë dhe ka dhënë 3 asiste në 35 ndeshje me Sivasporin në Turqi. Shifra vërtetë të jashtëzakonshme për Manaj.

Në fundjavë ai dhuroi një tjetër asist dhe shënoi një gol që iu anulua për pozicion jashtë lojë. Kaq ka mjaftuar që sulmuesi të zgjidhet në formacionin e javës. Ai është vlerësuar me notën më të lartë se të gjithë, 8.3.

Gjithashtu pjesë e formacionit është edhe mbrojtësi i Kosovës U21, Amar Gerxhaliu i cili luan për Antaliaspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat