De Rossi: Nuk me duhen lojtarët që kushtojnë 100 milionë euro, por...

Futboll

De Rossi: Nuk me duhen lojtarët që kushtojnë 100 milionë euro, por...

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:22
Daniele De Rossi

Trajneri i AS Romës, Daniele De Rossi, tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të kësaj verë.

Strategu italian thotë se ka listën e lojtarëve që do të largohen, por edhe listën e lojtarëve që synon t’i sjellë në kryeqytetin italian.

Sipas tij, tek ‘romakët’ do të vijnë lojtarë që kanë motiv të luajnë e jo lojtarë që kushtojnë 100 milionë euro.

“Kam një listë me lojtarët që duhet të largohen nga Roma”, ka thënë De Rossi.

“Në treg nuk do të kërkoj top-lojtarë që kushtojnë 100 milionë euro, por lojtarë që kanë dëshirë dhe motiv për të luajtur”, ka theksuar tekniku italian.

Ai është i bindur se Roma do të ndërtojë një skuadër të denjë për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat