Marco Reus luajti ndeshjen e tij të fundit për Borussia Dortmund në Bundesliga.
Pas dymbëdhjetë vitesh, në fakt, futbollisti gjerman do të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe ndeshja e fundit përballë Murit të Verdhë ishte e veçantë: përveç golit të shënuar me goditje dënimi, ai mori dashurinë e tifozëve dhe shokëve të skuadrës në momentin e zëvendësimit.
Pas fërshëllimës së fundit, Reus përshëndeti të gjithë stadiumin me një fjalim prekës dhe më pas la një kujtim të fundit të paharrueshëm: një birrë të paguar për çdo tifoz të pranishëm. Në fakt, ky mesazh u shfaq në tribuna të ndryshme:
“Faleminderit për gjithçka! Birra e lamtumirës është nga unë. Tani Reus shpreson të ngrejë Champions League në ndeshjen e tij të fundit me Dortmund, finalja kundër Real Madridit e planifikuar më 1 qershor”.