Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari sërish kanë qenë vendimtar për skuadrën e tyre LNZ Cherkasy.
Skuadra vjollcë ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Zorya Luhansk dhe dyshja kosovare kanë qenë vendimtarë.
Golin e barazimit e realizoi Hajdin Salihu me topin që ishte duke u futur në gol nga korneri i ekzekutuar i Muharrem Jasharit.
Salihu vetëm preku topin me kokë për ta dërguar në rrjetë për 1-1.
Ndërkohë në minutën e 86-të, Salihu sërish doli në skenë duke goditur me kokë dhe topin duke u futur në rrjetë e preku bashkëlojtari i tij Oliynyk për 2-1.