Tuchel kusht për të qëndruar

Futboll

Tuchel kusht për të qëndruar

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:09
Thomas Tuchel

Në fillim nisi me një peticion të bërë nga tifozët, më pas fjalën e morën liderët e fushës.

Thomas Tuchel ka nga ana e vet pjesë të rëndësishme të Bajernit.

Mbështetja e tifozëve si dhe ajo e lojtarëve kryesorë të skuadrës kanë bërë që edhe dy skeptikët më të mëdhenj të punës së trajnerit të Mynih siç janë Karl-Hainc Rumenige dhe Uli Hënes të tërhiqen nga pozicioni i tyre fillestar.

Raportimet e orëve të fundit nga Gjermania flasin gjithëmonë e më shumë për qëndrimin e trajnerit në Mynih.

Mësohet se lojtarë si Nojer, Myler, Kejn dhe Musiala nuk i kanë fshehur shoqërisë konsideratën për Tuchelin.

Ky fakt së bashku me vështirësitë e drejtuesve për të gjetur një trajner të ri i kanë dhënë mundësi Tomas Tuhelit që të vendosi edhe një kusht për qëndrimin e tij në Mynih.

Ditën e djeshme në zyrat qëndrore të klubit në Mynih u vu re menaxheri i Tomas Tuchel, Olaf Mainking. Mësohet se Tomas Tuhel i ka kërkuar drejtuesve të klubit që të qëndrojë në Mynih me kusht që t’i ofrojnë kontratë deri në 2026-ën. Përgjigja përfundimtare pritet në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat