Massimiliano Allegrin nuk e kanë mbajtur nervat pas triumfit në Kupën e Italisë.
Trajneri i Juventusit ndihet i tradhëtuar nga klubi dhe i gjithë “universi” bardhezi.
Sjellja e tij ishte e ashpër kundrejt drejtorit sportiv Xhuntoli ku pas triumfit me Atalantën e ftoi që të largohej nga fusha ku po festonin lojtarët.
Një tjetër incident ka ndodhur edhe me drejtorin e gazetës piemonteze “Tuttosport” e cila njihet për afrimitetin me klubet e Torinos (Torinon dhe Juventusin). “Drejtor m…! Po me ty e kam drejtor m…! Në gazetë shkruaj të vërtetën jo atë që të raporton shoqëria”, ishin fjalët që i kishte drejtuar Alegri, Guido Vaçiagos.
“Më shtyu dhe më drejtoi gishtin në hundë. Më shtrengoi nga xhaketa dhe më tha se e dinte ku të më priste”, vazhdoi rrëfimin e tij drejtori i “Tuttosport”.