Për herë të parë në historinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut, kemi 6 skuadra shqiptare e 6 maqedonase në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut për edicionin 2024-2025.
Në fakt, shqiptarët janë sundues, për faktin se Struga Trim Lum sot është shpallur kampion i ri.
Cilat janë gjashtë skuadrat shqiptare në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut për edicionin 2024-2025?
Struga Trim Lum, Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Voska e Ohrit, Gostivari dhe Besa e Dobërdollit, janë anëtarë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Duhet theksuar se Voska Sport është në finale të Kupës së Maqedonisë dhe ndeshet me Tikveshin.
Nga ana tjetër, kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është shqiptar, pra Muamed Sejdini.
Renditja përfundimtare është me tri skuadra në tre vendet e para për edicionin 2023-2024: Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Shkupi.