Moggi këshillon Juventusin

Futboll

Moggi këshillon Juventusin

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:42
Luciano Moggi

Luciano Moggi thotë se trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini do të ishte ideal për Juventus-in.

Ish-drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve tha për Libero:

“Nëse Gasperini do të largohej, do të ishte një traumë për Atalanta-n, e cila do të duhej të ndryshonte zakonet e saj.

Trajneri ka edhe një vit në kontratën e tij, por mund të vendosë të shkojë dhe të provojë veten te një klub tjetër.

“Ai është një trajner që di të përfitojë në maksimum nga të gjithë lojtarët, jo vetëm të rinjtë, duke e mbajtur gjithmonë ekipin në pozicione të larta, pa kërkuar blerje të mëdha dhe njëkohësisht duke lejuar transferime të rëndësishme.

“Nëse, për shembull, Juve do të humbiste Thiago Motta-n, atëherë Gasperini mund të jetë ideal për programin e bardhezinjve, të cilët duan të përmirësojnë buxhetin e tyre, të rrisin të rinjtë dhe të jenë konkurrues”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat