Drita kërkon pikë për titull, Feronikeli për ekzistencë! Obioha zotohet për fitore 

Futboll

Drita kërkon pikë për titull, Feronikeli për ekzistencë! Obioha zotohet për fitore 

Më: 11 maj 2024 Në ora: 20:43
Samson Ebuka Obioha

Drita e Gjilani kërkon vetëm fitore, çdo rezultat tjetër, do të thotë dorëzim në luftë për kreun e tabelës.

Feornikeli 74 me kryetrajnerin Shefki Kuqi kërkojnë pikë në Gjilan në luftë për të siguruar ekzistencën.

Drita zë vendin e tretë me 65 pikë e Feronikeli të shtatin me 37 pikë pas javës së 33-të në elitën e futbollit të Kosovës.

Futbollisti i Dritës, Obioha tha se Drita është përgatitur për tri pikë.

"Për ndeshjen e nesërme jemi të përgatitur edhe fizikishin edhe mentalisht që t'i marrim tri pikë", ka thënë Samson Ebuka Obioha.

Ndeshja zhvillohet nesër në Gjilan, në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat